Uragani “Michael” bëri një shkatërrim të paimagjinueshëm në zonat bregdetare të Floridas, tha guvernatori i shtetit, Rick Scott.
“Jeta e shumë njerëzve ka ndryshuar përgjithmonë”, tha ai”. “Shumë familje kanë humbur gjithçka”.
Në zonat më të goditura në brigjet veri-perëndimore të Floridës ishin me shtëpi të rrënuara plotëisht, permët e prera dhe linjat e energjisë elektrike të shpërndara nëpër rrugë.
Uragani “Michael” goditi vendin të mërkurën me erërat me shpejtësi prej 250km/h, raporton BBC.
Edhe pse më pas gjendja u qetësua, të paktën gjashtë vetë kanë vdekur, shumica prej tyre në Florida.
Më shumë se 370,000 njerëz në Florida u evakuan, por zyrtarët besojnë se të shumtë ishin ata që nuk iu përgjigjën thirrjes së tyre për evakuim.
Guvernatori Scott tha se Rojet bregdetare të SHBA-së kryen 10 misione brenda natës, duke shpëtuar së paku 27 vetë.