Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, do ta mbaj sonte takimin me banorët e lagjes Kalabria, për të prezantuar projektet konkrete që synojnë ta shndërrojnë këtë zonë në një hapësirë urbane të zhvilluar dhe të qëndrueshme.
Takimi do të mbahet te shkolla “7 Marsi” në ora 19:00.
Në qendër të planit të Ismailit për Kalabrinë janë investimet që prekin drejtpërdrejt jetën e banorëve:
“Kalabria dhe lagjet e reja meritojnë zhvillim të qëndrueshëm, jo mungesë të shërbimeve bazike të qytetit. Koha është që qytetarët të ndjejnë ndryshimin në jetën e përditshme përmes investimeve të mirëplanifikuara dhe të qëndrueshme,” ka theksuar Uran Ismaili.
Takimi i sotëm në Kalabri vjen si pjesë e serisë së prezantimeve të programit të tij për Prishtinën, duke vendosur theksin tek projektet konkrete që adresojnë nevojat reale të qytetarëve dhe krijojnë një qytet funksional, modern dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.