Uran Ismaili u drejtohet qytetarëve të Prishtinës: Më 7 qershor ta mbështesim PDK-në për një Kosovë stabile

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se u ka dërguar një letër personale qytetarëve të Prishtinës, në të cilën ka shpjeguar arsyet pse, sipas tij, duhet të mbështetet PDK-ja në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se në letrën e tij ka folur hapur për vizionin dhe qëllimet politike të partisë.

“E kam dërgu sot një letër personale për qytetarët e Prishtinës, ku flas hapur dhe nga zemra për arsyet përse duhet mbështetur Partia Demokratike e Kosovës me 7 qershor”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e deritanishme dhe ka bërë thirrje për bashkim rreth asaj që e ka quajtur kauzë për një Kosovë stabile.

“Duke ju falenderuar për besimin e dhënë deri tash, uroj që kjo ditë të na bëjë bashkë të gjithëve rreth kauzës për një Kosovë stabile që funksionon për krejt”, ka deklaruar Ismaili.

Të ngjashme