Urbanizmi zvarrit prej 3 vjetësh emërtimet në Ferizaj

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 11:00 | Nga

Komuna e Ferizajt po e zvarrit prej më shumë se 3 vjetësh procesin e riemërtimit të rrugëve në territorin e saj.

Ndërkohë në fund të vitit të kaluar Komisioni komunal i përbërë nga këshilltarët e KK-së e kanë përfunduar shqyrtimin e ankesave të qytetarëve, mirëpo Drejtoria e Urbanizimit e Komunës deri tashti nuk e ka hedhur për miratim në KK me arsyetimin se kanë pasur angazhime të mëdha me procese të tjera të rëndësishme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qytetarët kanë deklaruar se dhjetëra rrugë të Ferizajt nuk identifikohen nëpërmjet internetit në “Google”, gjithashtu edhe lista në uebfaqen e Komunës nuk është e plotë me emërtime të rrugëve. Nga ana tjetër, në disa projekte komunale figurojnë emra të rrugëve, të cilat nuk ekzistojnë fare siç është emërtimi “Sander Prosi” etj.

Në disa raste banorët me vetiniciativë i kanë hequr tabelat e rrugëve me mbishkrime të frikshme si: “Rruga e varrezave”, pastaj edhe mbishkrimet me emra të serbëve, me emra të fëmijëve dhe tabelat me emra të njerëzve të panjohur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme