Elvana Gjata, ashtu si i dashuri i saj Ervin Mata, janë shpallur në kërkim Policor për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë. Ndërkohë në kërkim janë edhe dy persona të tjerë, komandoja Meviol Bilo dhe Fabiol Alushi. Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata, shpallet në kërkim policor, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonë e ish-Bllokut në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur me armë zjarri.
Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo. Ky i fund dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën me katër plumba si edhe më pas ka gjuajtur në drejtim të Eljon Hato-s dhe Ervis Martinaj-t. Në dokumentin e përpiluar nga oficeri i policisë gjyqësore dhe materialet që janë dërguar në prokurorinë e Tiranës janë administruar edhe disa dëshmi. E para është ajo e dhënë nga administratori i lokalit Redi Popës ku thuhet se, Ervin Mata kishte mbërritur në lokalin e tij rreth orës 18:00. Më pas u takua për disa çaste të dashurën e tij Elvana Gjata dhe ku u fut përsëri në ambientet e lokalit “Monopol” ishte shumë i acaruar.
Grupi hetimor ka administruar edhe dëshminë e dhënë nga taksisti, i cili dërgoi të plagosur në spital Ervis Martinaj-n, teksa pagesa për këtë shërbim nuk ishte kryer nga lënduar apo të afërm të tij.
“Është shkuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe i është marrë deklarimi në cilësinë e personit që tregon rrethanat shtetasit Ervis Martinaj, i cili ka deklaruar se për shkak të gjendje shëndetësore nuk mund të jepte shpjegim dhe se do ti jepte ato në një moment të dytë. I është marrë deklarimi në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit, taksistit. Rreth orës 23:00, ai ka qenë i parkuar, në afërsi të lokalit ku ka ndodhur ngjarja, dhe aty e ka kërkuar një klient duke i kërkuar të shkonin në “Spitalin e Ushtarak”. Pasi kanë mbërritur aty, klienti ka dalë nga automjeti dhe nuk ka bërë pagesën. Gjatë rrugës nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë njëri me tjetrin, dhe në momentin që klienti është larguar, ai ka vënë re se sedilja ku ishte ulur, ishte e njollosur me gjak”.
Mesditën e së hënës Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor për Geldo Hotin Liçaj, i arrestuar për të njëjtën ngjarje. Ndërkohë e njëjta gjykatë kishte caktuar më herët “arrest në burg” me afat 30 ditor për Ervisi Martinaj dhe burg pa afat për të plagosurin tjetër, Eljon Hato. Personat nën hetim, akuzohen për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Për konfliktin datës katër tetor janë shpallur në kërkim, tre persona; biznesmeni Ervin Mata, miku i tij Fabio Allushi dhe komandoja, Mevjol Bilo.
Televizioni klan ka publikuar një dokument që fakton kërkimin policor të Elvana Gjatës.