Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po feston ditëlindjen e saj të 22-të.
Bukuroshja nga Prishtina po feston ditëlindjen e saj dhe nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe më të dashurit e saj.
Është babai i saj Dukagjini që ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram me të bijën e tij para shumë vitesh.
Bashkë me foton ai ka postuar edhe një mbishkrim emocional.
“Buzëqeshja jote ma zgjat jetën. Ne e bëjmë këtë mirë së bashku. Urime ditëlindjen dashuria ime, Dua Lipa”, ka shkruar Dukagjini në Instagram.
Dua Lipa sot është yll i botëror i muzikës, që ka pushtuar top listat në Britani të Madhe dhe në SHBA.