“Nuk e ke idenë sesa vuaj kur të shoh dhe ta kuptoj se po plakesh. Je njeriu për të cilin do ta jepja jetën time, urime ditëlindjen babai im!” janë ca fragmente nga urimi emocional dhe zemërthyes i Granit Xhakës për ditëlindjen e babait të tij, Ragipit.
Ragipi, babai i dyshes së famshme shqiptare të futbollit, Granitit dhe Taulantit, sigurisht ka bërë shumë dhe ka vuajtur si një student i ri kosovar i burgosur nga pushtuesi serb në Kosovë, prandaj djali i tij i vogël nuk ngurron ta shprehë admirimin dhe dashurinë e madhe që ka për të.
Graniti ka zgjedhur rrjetet sociale për t’ia uruar atij ditëlindjen e 55-të, por nuk mund të pajtohet me faktin se babai i tij po shkon drejt moshës së pleqërisë.
“I dashur bab nese ne jeten time ka nje mashkull per te cilen do jepja jeten time JE TI. Te dua aq shume, aq marrezisht saqe pa ty ne jeten time sdo dija cte beja, sdo dija te ecja, sdo dija te jetoja. Per mua je njeriu me perfekt qe ekziston, jo sepse je Babi im, por sepse je me te vertete nje njeri qe ne kete bote apo ne tjeter nuk ekziston nje kopje tjeter e jotja. Ndihem mire kur te shoh, ndihem mire kur me flet, ndihem mire kur me shikon, ndihme mire kur me perqafon, ndihem mire ne cdo hap qe bej. Te shoh dhe e kuptoj qe po plakesh, sja ke idene se sa e vuaj kete gje, do beja gjithcka qe te te shikoja gjithmone njesoj, me ate buzeqeshjen tende qe o zottt, me ben njeriun me te lumtur ne bote, qe me jep kur ajo atehere kur mendoj se jam keq, qe me jep force te perballoj cdo gje ne kete jete qe vetem te perplas. Te dua shume, ndonese ta them perdite nuk lodhem asnjehere te te them me te vertete se pa ty une do vdes.. urime babi im❤ HAPPY BIRTHDAY ??”, ka shkruar Graniti në urimin e tij për babanë.
Ragipi ishte arrestuar nga policia serbe në vitin 1986 gjatë një proteste kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd. Atij i ishte shqiptar një dënim me gjashtë vjet burgim aty për aty.
Ai ishte liruar para kohe dhe në vitin 1990 kishte emigruar në Zvicër, ku Taulanti në vitin 1991 dhe 18 muaj më pas Graniti u linden.
Që prej atëherë, të dy kanë arritur të bëhen futbollistë të famshëm, natyrisht duke e bërë krenar vetë Ragipin.
Graniti luan për Arsenalin dhe e përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, derisa Taulanti vijon karrierën në Basel dhe i mbron ngjyrat kuqezi të Kombëtares shqiptare.