USAID, përmes OBSH-së në Kosovë, ka dhuruar termo-skanerë për ta ndihmuar personelin shëndetësor në aeroport dhe pika kufitare.
Donacionin e USAID-it e ka pranuar Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i cili ka inkuruajuar personelin shëndetësor që këto pajisje t’i përdorin në mënyrën më të mirë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të përpiqen për të siguruar kushte sa më të mira për punë, e mirëqenie për stafin shëndetësor dhe shërbime sa më cilësore dhe të sigurta për qytetarë e vendit”.
Postimi i plotë i Armend Zemajt në Facebook:
Së bashku me zëvendësambasadorin e SHBA-ve Nicholas Giacobbe, znj. Ulrika Richardson, koordinatore e UNDP dhe znj. Lisa Magno, drejtuese e USAID morëm pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit me termo-skanerë të dhuruar nga USAID përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë/OBSH në Kosovë.
Këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pikat e frekuentuara nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare. Sikurse do të përmirësojnë shërbimet në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse.
E inkurajoj personelin shëndetësor që pajisjet e siguruara nga miqtë tanë, USAID-i përmes OBSH-së, të përdoren në mënyrën më të drejtë dhe t’i shërbejnë qëllimit fisnik të donatorëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të përpiqen për të siguruar kushte sa më të mira për punë, e mirëqenie për stafin shëndetësor dhe shërbime sa më cilësore dhe të sigurta për qytetarë e vendit.