UShAF anëtarësohet në Asociacionin Evropian të Institucioneve në Arsimin e Lartë

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF)  është anëtarësuar në Asociacionin Evropian të Institucioneve në Arsimin e Lartë (EURASHE).

EURASHE është asociacion i institucioneve të arsimit të lartë që ofrojnë programe të orientuara profesionalisht dhe janë të angazhuar në kërkimin e aplikuar brenda cikleve të Bolonjës, pra është asociacion që përfaqëson universitetet e shkencave të aplikuara dhe kolegjet universitare.

Anëtarësimi në këtë institucion, i cili është përfaqësuesi kryesor i arsimit të lartë profesional në Evropë, është një ngjarje e rëndësishme për UShAF, sepse i jep mundësinë Universitetit që të harmonizojë çasjen e arsimit që ofron me atë evropian, duke marrë përkrahje në forma të ndryshme për forcimin e institucionit dhe ngritjen e cilësisë.

Duke e zhvilluar UShAF sipas standardeve evropiane, Universiteti ofron mundësi më të mira për studentët dhe hapë rrugë që ata të bëhen shumë më lehtë pjesë e tregut evropian, gjë që është edhe qëllim i EURAShE, pra të jetë ndërmjetës i arsimit të lartë, arsimit profesional dhe tregut të punës.

Të ngjashme