Zgjedhet Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues të UShAF

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot me datë 25 nëntor 2019 u  zgjodh Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues (KD).

Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i KD, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.

Me shumicë votash Kryesues i KD-së, u zgjodh, Samet Dalipi, ndërsa Zëvendëskryesues, Shaqir Ukshini.

Kryesuesi Samet Dalipi, falënderoi anëtarët e KD për besimin e dhënë dhe u zotua se do të kryej të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme