Ushqimet e pasura me yndyra të shëndetshme

Prishtinë | 12 Maj 2023 | 04:56 | Nga Ekonomia Online

Së bashku me karbohidratet dhe proteinat, yndyrat janë një makronutrient për të cilin trupi ka nevojë për nivel optimal të funksionimit.

Yndyrat janë jetike për shëndetin e njeriut, pasi ato ndihmojnë në prodhimin e energjisë, formimin e qelizave, transportin e oksigjenit, koagulimin e gjakut si dhe gjenerimin e substancave të ngjashme me hormonet të quajtur prostaglandina, të cilat janë thelbësore në procese fiziologjike si inflamacioni, dhimbja dhe ethet.

Disa yndyra janë të shëndetshme, siç janë për shembull yndyrat e pangopura që mund të merren nga bimët. Nga ana tjetër, disa yndyra janë të pashëndetshme, sidomos nëse konsumohen në sasi të larta siç janë yndyrat e ngopura me origjinë shtazore. Kur ato prekin enët e gjakut, ndikojnë në zhvillimin e patologjive vdekjeprurëse si arteroskleroza, sëmundjet koronare të zemrës, goditjet dhe problemet e diabetit.

Sipas Nutrilite, njerëzit kanë nevojë për yndyra në dietën e tyre pasi ato janë thelbësore për funksionin fiziologjik të trupit.

Peshku, vaji i ullirit dhe vezët janë disa nga zgjedhjet më të mira, pasi përmbajnë yndyra të shëndetshme, sipas Authority Nutrition.

Të ngjashme