Ushqimet që duhet t’i hani gjatë verës, për t’iu shmangur kapsllëkut

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka gjë më acaruese sesa të ndjesh nevojën urgjente për të shkuar në tualet dhe të presësh, të presësh ndërkohë që miqtë tuaj dëfrejnë në det, pishinë apo mal, kurse juve jeni të nguajuar nga shtëpi prej kapsllëkut.

Pothuajse çdo njeri mund të vuajë nga kapsllëku në një moment të caktuar dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër ushqimore. Është një nga problemet më të zakonshme gastrointestinale.

Mjekët këshillojnë të konsumoni sa më shumë ujë, por edhe fibra pasi shtyjnë ushqimet nëpërmjet traktit intestinal. Ja cilat janë 5 ushqimet duhet të konsumoni nëse keni probleme me kapsllëkun gjatë verës. I keni të gjitha në shtëpi.

1.Qepa: Qepa është një ndër përbërësit kryesorë në shumë receta tradicionale, ku përveç shijes së mirë u jep atyre edhe të gjitha vlerat e saj ushqyese. Mirëpo qepa funksionon gjithashtu si një laksativ i shkëlqyer. Nëse keni probleme me jashtëqitjen, mos hezitoni të hani një apo dy kokrra në ditë. Ajo ka në përmbajtjen e saj një antioksidant të fuqishëm, kuininën, që stimulon metabolizmin e mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, stomakut dhe pankerasit.

2.Hudhra: Një thelb hudhër përmban mjaftueshëm alicinë dhe selen për të çtoksikuar zorrën e trashë, duke lehtësuar në këtë mënyrë jashtëqitjen. Por jo vetëm, ajo gjithashtu lëshon disa enzima që mbrojnë stomakun nga sulmi i baktereve të ndryshme.

3.Limoni: Listës së ushqimeve që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me sistemin tretës, i shtohet edhe limoni. Dhe merita për këtë i takon acidit citrik, i cili zëvendëson fare mirë laksativët që gjenden në farmaci. Eleminon substancat toksike të zorrës së trashë dhe nxit tretjen. Këshillohet që të kombinoni lëng limoni me ujë të vakët, mjaltë dhe pak kripë për një rezultat sa më efektiv.

4.Dardha: Jemi në stinën e tyre, kështu që një motiv i mirë për t’i ngrënë akoma dhe më shumë. Dardha është e pasur me fibra të tretshme në ujë që çtoksikojnë sitemin tretës dhe nxisin mirëfuknsionimin e tij, të stomakut dhe mëlçisë.

5.Domatet: Domatet ka në përmbajtjen e tyre likopen,një antioksidant i rëndësishëm që u jep ngjyrën karakteristike të tyre. Likopeni ndihmon në tretjen e shpejtë, prandaj hani sa më shumë domate nëse vuani nga shqetësimet intestinale.

Të ngjashme