Ushqimet që hani kanë ndikim të madh në lëkurën tuaj

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët zbulojnë ushqimet që duhet të shmangni në mesditë për të ruajtur pamjen rinore.

Femrat mund të mburren për qindra para të harxhura për kremra të shtrenjtë apo locione me shpresën e kthimit pas të viteve, por sekreti qëndron në ato që vendosni në gojën tuaj.

Sipas dermatologëve, ajo që ju hani në drekë mund të ketë një ndikim të madh në lëkurën tuaj. Zgjedhjet e gabuara mund të shkaktojnë rudha, akne madje dhe ekzema. Ekspertët më të mirë të industrisë së bukurisë tregojnë se çfarë ushqimesh duhet të shmangni në vaktin e drekës, në qoftë se doni një pamje rinore.

Sanduiçi, kuskusi dhe bollguri

Dr. Yannis Alexandrides paralajmëron se nuk duhet të konsumoni sanduiç dhe bukën në përgjithësi. Gluteni është shumë i keq për fytyrën. Për ekspertin është një proteinë e glutenit që shkakton “sindromën e gushës së varur”. Kjo mund të çojë në ënjtje të fytyrës, si dhe ndikon në pigmentim e lëkurës. Sipas tij, këto ushqime mund të zëvendësohen me oriz, lulelakër, apo perime.

Kosi

Ndërsa kjo mund të duket si një alternativë e shëndetshme, Dr Lancer, i cili punon me Kardashians, beson se kosi është një nga opsionet më të këqija. Kjo pasi qumështit ka tendencë të rrisë prodhimin e ydyrës në trup.

“Kur niveli i sheqerit në gjak dhe insulina rritet, ne përjetojmë një rritje serioze të kimikateve inflamatore në nivelin qelizor. Kjo shkakton sëmundje inflamatore si aknet dhe mund të përkeqësohen në mënyrë dramatike”, thotë Dr. Nicholas Perricone.

Banania

Nataliya Robinson, një eksperte e lëkurës thotë se ne duhet të shmangim karbohidratet e thjeshta të tilla si banania e pjekur.

“Do të këshilloja të shtonim ushqime me bazë proteinat për menunë e drekës. Lëkura jonë ka nevojë për aminoacide si bazë ditore për të mbajtur të shëndosha indet lidhëse, prandaj mundohuni të shmangni karbohidratet e thjeshta si buka, banania dhe kosi”, thotë Nataliya.

Ajo shpjegon më tej se kur konsumojmë karbohidrate, sistemi tretës prishet dhe tret vetëm sheqernat, të cilat hyjnë në gjak. Molekulat e sheqerit më pas i ngjiten proteinave në lëkurë dhe rezultati është një dobësim i lëkurës, inde më pak të shëndosha dhe një plakje e parakohshme.

“Mundohuni të shtoni proteina në vaktet tuaja. Nëse hani banane, përpiquni t’i shoqëroni me arra për të kompensuar karbohidratet e thjeshta me ushqime me bazë proteinat, për të shmangur shtimin e insulinës në gjak”, këshillon ekspertja.

Të ngjashme