Ushqimet që ju bëjnë keq nëse i hani në kohën e gabuar

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Në ditët e sotme, një person mesatar në SHBA konsumon rreth 20 përqind më shumë kalori se paraardhësit e tyre në shekullin e fundit, thuhet në bazë të një hulumtimi.

Edhe pse njerëzit po bëhen më të vetëdijshëm për dietën e tyre, kjo gjë nuk po del të jetë aq e lehtë.

Për shembull nëse ju hani mollë në “kohë të gabuar” atëherë kjo gjë mund të ju shkaktojë probleme të zorrëve në vend se të përmirësojë tretjen tuaj.

Megjithatë ju mund të ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta në mënyrë që të mos bëni kësolloj gabimesh në ushqim.

Bananet

Edhe pse ju mendoni që ëshë mirë të nisni mëngjesin tuaj duke ngrënë banane, ato nuk preferohet të konsumohen në stomakun bosh.

Kjo pasi në fillim mund të duket se po nxit energjinë tuaj për shkak të përmbajtes së madhe të sheqerit që ato kanë.

Por më vonë ju mund të ndiheni të lodhur dhe të uritur përsëri.

Molla 

Mollët përmbajnë acide natyrore që përmirësojnë tretjen dhe funksionin e zorrës së trashë.

Por nëse hani mollë në mbrëmje, acidi prej tyre mund të rritet në stomak duke shkaktuar disa shqetësime.

Ngrënia e mollës gjatë natës mund të çojë në formimin e tepërt të gazit dhe problemet me zorrët.

Kjo ndodh pasi gjatë natës ushqim që të tretet më vështirë.

Qumështi

Disa njerëz e kanë shprehi qysh nga fëmijëria që të nisin ditën e tyre më një gotë qumësht.

Mirëpo ky zakon nuk vlen edhe për të rriturit pasi qumështi është vështirë të tretet dhe pirja e  tij në mëngjes mund të shkakotjë dhimbje stomaku.

Mbrëmja është koha më e mirë për të pirë një gotë qumësht të ngrohtë i cili ju ndihmon që të flini më mirë.

Të ngjashme