23 ushtarë të Luksemburgut, janë kthyer në shtëpitë e tyre nga misioni i tyre i paqes në Kosovë. Rikthimi në shtëpitë e tyre u bë të shtunën, ku pritja e ngrohtë u bë në aeroportin Findel nën shërbimin e veçantë të kontigjentit të KFOR-it, përcjellë Klan Kosova. Ribashkimi me familjet, partnerët dhe miqtë e tyre, […]
Ushtarakët e Luksemburgut rikthehen në shtëpi – Përfundojnë misionin në Kosovë

23 ushtarë të Luksemburgut, janë kthyer në shtëpitë e tyre nga misioni i tyre i paqes në Kosovë.
Rikthimi në shtëpitë e tyre u bë të shtunën, ku pritja e ngrohtë u bë në aeroportin Findel nën shërbimin e veçantë të kontigjentit të KFOR-it, përcjellë Klan Kosova.
Ribashkimi me familjet, partnerët dhe miqtë e tyre, ishin momente emocionale dhe gëzim në shumë fytyra.
Kolonel Yves Kalmes, komandant i qendrës ushtarake në Diekrich ishte në krye të pritjes zyrtare të ushtarëve.
Grupi Mbrojtës i Kosovës, u formuan në 1999. Luksemburgu ka qenë e përfaqësuar për 16 vjet me një kontigjent të vogël të trupave. Prania ushtarake e Luksemburgut në rajonin e Kosovës do të ndërpritet në shkurtin e vitit të ardhshëm












