Ushtaraku amerikan për tryezën e dialogut ndërfetar: Mesazh i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për botën

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Ushtaraku amerikan, Michael Hornback, ka folur për tryezën e dialogut ndërfetar të organizuar në Kosovë.

Ai ka thënë se një ngjarje e tillë është mesazh i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për botën.

“Mendoj se kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme. S’e sheh të përsëritet shumë shpesh. Mendoj se ideja e temës që vazhdoj të marrë, është se s’jemi këtu vetëm për tolerancë, por edhe për bashkëjetesë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Bashkëjetesa të mëson se jo vetëm që të pëlqen dikush, por mundesh edhe te punojmë sëbashku, jetojmë sëbashku, mund të mos kemi të njëjtin besim, e të mos shkojmë në të njëjtën kish, por mund të bashkëjetojmë”, ka thënë Hornback.

Tryeza e dialogut ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” është organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.

Të ngjashme