Ushtarë kroatë nga Kontigjenti 42 nisen për Kosovë, Millanoviq: Misioni i KFOR-it është imponim paqeje për ata që mendojnë ndryshe

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e nisjes së një grupi të ushtarëve kroatë për në Kosovë, të cilët do t’i bashkohen misionit të KFOR-it për një periudhë prej 7 deri 9 muaj.

Millanoviq në fjalën e tij, ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë është “imponim i paqes” për ata që mendojnë ndryshe.

“Është parandalimi i konfliktit dhe mbrojtja e situatës ekzistuese, duke u imponuar paqen atyre që mendojnë ndryshe. Ju po shkoni në një mision për të ruajtur dhe konkurruar për paqen, pa forcë, por duke treguar potencialin e forcës, me besimin se kjo forcë nuk do të përdoret kurrë”, ka thënë Millanoviq, transmeton Express.

Komandanti Suprem i forcave kroate ka treguar edhe për specifikat e funksionimit të misionit të KFOR-it në Kosovë, shtet i cili vazhdon të mos njihet nga disa prej shteteve anëtare të NATO-s.

Ai ka shprehur interesim që Kroacia të marrë pjesë edhe në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë.

Presidenti kroat ka uruar pjesëtarët e kontingjentit të 42-të kroat para nisjes për Kosovë.

.“Ju keni zgjedhur një punë që është gjithmonë e rrezikshme dhe e pasigurt dhe i takon shtetit t’ju ​​japë mbështetjen maksimale që të dilni më të mençur, më të zgjuar, më të përgatitur, të gjallë dhe të shëndetshëm”, tha ai

Pjesa kryesore e kontingjentit të 42-të kroat përbëhet nga anëtarë të Ushtrisë Tokësore Kroate nga Brigada e Mekanizuar-Blinduar e Gardës, si dhe pjesëtarë të Forcave Ajrore Kroate, Komandës Mbështetëse dhe Regjimentit të Zbulimit.

Të ngjashme