Ushtarët e FSK-së përfundojnë Kursin e Nënoficerëve të Betejës

Prishtinë | 23 Dhj 2024 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar “Kursi i Nënoficerëve të Betejës”, për gjeneratën 01-2024. Sipas Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kursi është mbajtur në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), raporton Ekonomia Online.

FSK-ja në njoftim thekson se kursi ka një program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se ai ka për qëllim të përgatis nënoficerët e lartë të FSK së, në detyra shtabore për planifikimin dhe realizimin operacioneve me sukses.

“KDS në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të doktrinës është hera e parë që ka filluar realizimin e këtij kursi të karrierës për nënoficerët e lartë”, bën të ditur FSK-ja.

Të ngjashme