Një grup i ushtarëve të FSK-së me rastin e festës së Vitit të Ri kanë vizituar Ferdonije Qerkezin.
Nëna Ferdonije ka falënderuar djemtë dhe vajzat e FSK-së për vizitën në shtëpinë e saj.
“Faleminderit për vizitën FSK”, ka shkruar ajo në Facebook duke ia bashkangjitur edhe fotografinë, përcjell Telegrafi.
Ferdonije Qerkezi është një nënë nga Gjakova e cila gjatë luftës humbi burrin dhe katër djemtë e saj.
Nga atëherë nënë Ferdonija vazhdon jetën e vetme, me kujtimet për më të dashurit.
Në vitin 1999 u vranë të gjithë 11 meshkujt që u gjetën në shtëpinë e Famijles Qerkezi.
Mes të vrarëve ishin katër djemtë dhe burri i Ferdonije Qerkezit dhe mysafirë të kësaj familjeje.