Ushtarët e Kosovës trajnohen në Shqipëri

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se pas rreth 14 javësh trajnimi intensiv, kandidatët për beretën blu “komando”, realizuan sot me sukses përfundimin e kursit me të njëjtin emër.

“Komandot tona, gjatë këtij kursi tejet sfidues treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira duke demonstruar veprime luftimi me armatim dhe veprime trup me trup. Pjesë të programit të këtij kursi ishin vrapimet të shtigje të gjata me pajime, mbijetesë, alpinizëm në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë. Mirënjohje dhe falënderim për Batalionin Komando dhe urime për të gjithë beretat blu. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme