Bundesëehr-i përgatitet për mbështetje në krizën e coronavirusit. Pavarësisht se shumë ushtarë janë infektuar, është e garantuar aftësia e trupës për mobilizim, tha ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.
“Ne të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, që lufta kundër virusit Corona është një maratonë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer në Berlin.
“Ne po përgatitemi, që nëse kapacitetet e forcave civile të arrijnë në limitet e tyre, të mbështes me asetet e veta Bundsëehr-i”, shtoi ajo duke pasur parasysh rezervistët në sektorin e shërbimit sanitar.
Sipas të dhënave të saj në njësinë e rezervistëve ndërkohë janë të organizuar rreth 120.000 rezerviste dhe rezervistë.
Ajo tha, se parashikon që për rreth 75.000 syresh janë në dispozicion dhe të gatshëm për veprim menjëherë.
Në sektorin e shërbimit sanitar kanë nisur përgatitjet qysh javën e kaluar.
Deri të enjten (19.03) pasdite janë paraqitur mbi 2000 rezervistë, prej të cilëve 935 mund të angazhohen menjëherë.
Bundesëehr-i sidoqoftë ndihmon edhe tani në drejtime të ndryshme, theksoi ajo.
Ndërkohë ka 50 kërkesa bazuar në nenin 35 të ligjit themeltar. Kërkesat kanë të bëjnë si me material mbrojtës e deri tek mbikëqyrja e objekteve me infrastrukturë kritike, detyra logjistike e deri tek ndërtimi i shtrateve të emergjencës.
Ndërkohë 52 të infektuar
Qëllimi kryesor i forcave të armatosura është, që të sigurojnë gatishmërinë për veprim si brenda edhe jashtë vendit.
Sfida e madhe është, se ndërkohë Bundesëehr-i sipas të dhënave të Inspektorit të Përgjithshëm, Bernhard Zorn ka 52 të infektuar dhe gjithsej 397 raste të dyshuara për infeksion.
Kramp-Karrenbauer theksoi, se aftësia për veprim është e garantuar, se kjo vlen për të gjithë ata që e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.
Ndërkohë është i përjashtuar vetëm kualifikimi i ushtarëve në Irak, tha Zorn, transmeton DW.
Kramp-Karrenbauer tha, se brenda kësaj jave ajo do të bisedojë me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së, se çfarë sfidash i presin aktualisht forcat e armatosura.