Ushtarët shqiptarë dhe bullgarë të KFOR-it stërvitin si të përdorin fluturaket në trazira

Prishtinë | 03 Pri 2025 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Ushtarët nga Shqipëria dhe Bullgaria të misionit të KFOR-it zhvilluan një trajnim për përdorimin e helikopterit në aktivitetet kundër trazirave.

KFOR-i thotë se trajnimi synon të konsolidojë dhe përmirësojë aftësinë për të kryer aktivitete CRC (Crowd and Riot Control) duke përdorur helikopterin, ndërsa mbahen pajisje për kontrollin e trazirave.

Në veçanti, ushtarët e KFOR-it u trajnuan për të zbatuar procedurat e duhura gjatë fazave delikate të hipjes dhe uljes, duke i përshtatur ato me aftësitë e kontrollit të turmës.

Të ngjashme