Ushtria e Azerbajxhanit merr kontrollin e një qyteti kyç në Nagorno-Karabakh

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Azerbajxhanit ka marrë kontrollin e një qyteti kyç në rajonin Nagorno-Karabakh, ka njoftuar presidenti i Azerbajxhanit, raporton BBC.

Ilham Aliyev në një adresim televiziv sot ka treguar se forcat azere kanë marrë nën kontroll qytetin Shusha. Por Armenia ka mohuar se është pushtuar ky qytet dhe ka thënë se ende luftimet po vazhdojnë.

Pushtimi i një qyteti të rëndësishëm nga aspekti strategjik do të ishte fitore e madhe për Azerbajxhanin në luftën që po vazhdon për territorin e kontestuar.

Nagorno-Karabakh është ndërkombëtarisht i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga etniteti armenë i mbështetur nga qeveria e Armenisë.

Lufta mes dy shteteve për rajonin ka përfunduar në vitin 1994 me një armëpushim, por jo marrëveshje paqeje.

Luftimet e reja kanë nisur në shtator, ku palët kanë bërë akuza të ndërsjella për nisjen e luftimeve.

Që nga atëherë ushtria e Azerbajxhanit ka përparuara në brendi të Nagorno-Karabakhut. Shusha gjendet në kodrinat sipër kryeqendrës së territorit, Stepanakert, dhe gjendet në rrugën që e lidh qytetin me territorin e Armenisë.

Presidenti i Azrebajxhanit, Aliyev, ka thënë se dita e sotme do të mbahet në mend në histori të popullit të Azerbajxhanit si dita kur u çlirua Shusha. Por, Armenia ka mohuar se është pushtuar qyteti, duke thënë se luftimet po vazhdojnë.

Të ngjashme