Kam me vazhdu me e ngitë vetëdijen tonë rreth komunitetit më të margjinalizuar në Kosovë: Fuqia Punëtore JASHTE TREGUT TË PUNES. Sonte i kam prezentu me përqindje sa janë. Dmth mbi 60% e potencialit të tregut të punës e kemi pasive të pashfrytëzuar.
Janë plot 733,532 kosovarë në moshë pune që janë totalisht jashtë tregut të punës, jashtë ekonomisë.. janë të papunë. Prej tyre, 461,643 janë gra, që mesiguri janë nëpër shpija si një shoqëri patriarkale primitive. Këtë grup sa gati gjysma e popullsisë së Kosovës shoqëria jonë as që i njef e trajton. “Nuk po kërkon punë tek shteti a?” “A nuk ke shkathësi e nuk din me punu kurgjo a?” “Nuk po dijshe kurgjo” “Sje për kurgjo ti”..
Ky komunitet pastaj rrijnë nëpër shtëpi e marrin social nga shteti. Me social as nuk ngihesh bukë e as nuk është rruga që Kosova duhet me ndërtu. Ne duhet me i aftësu këta, sidomos gratë dhe me i integru e përfshi në ekonomi. Ka një heshtje absolute për këtë grup dhe kjo duhet të ndryshojë.
Shoqëria dhe qeveria jonë duhet me konsideru këtë grup si një resurs ekonomik i pa shfrytëzuar dhe të mendoj dhe zhvilloj programe serioze për me i aftësu dhe integru në ekonomi. Prej barës me i shëndëru në mundësi dhe aset ekomomik. Duhet e neglizhuar këtë fenomen dhe injoruar këtë grup nuk mundet me u zhvillu e rritë Kosova.