Më shumë se 200 ushtarë kanadezë janë angazhuar në qytetet Newfoundland dhe Labrador, për heqjen e borës që ka përfshirë këto qytete.
Ushtria ka siguruar dy aeroplanë dhe helikopterë për të shkuar deri te këto qytete që kanë mbetur të bllokuara shkaku i borës së madhe.
Trashësia e borës ka arritur në 80 centimetra dhe stuhia në Newfoundland ka arritur shpejtësinë deri në 130 kilometra në orë.
Shumica e rrugëve në qytetet kanadeze janë të pakalueshme, transmeton KTV.
Edhe pse është gjendje alarmante, vetëm të dielën janë hapur pikat e karburantit dhe barnatoret.
Sipas meteorologëve, kushtet do të vazhdojnë të jenë të rënda dhe parashikohet se niveli i borës do të arrijë në 90 centimetra deri të hënën.