Një i mitur në Prishtinë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. “Prishtinë 16.05.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka […]
Ushtroi dhunë ndaj motrës, arrestohet i mituri në Prishtinë

Një i mitur në Prishtinë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë 16.05.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.











