Një mashkull është arrestuar nga policia e Kosovës pasi është raportuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesën e tyre.
Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar, ndërsa më pas është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se për shkak se në banesën e tyre kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.