Uzurpatorët i shfrytëzojnë pronat publike, Komuna e Gjilanit merret me listën

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Të dhënat e Komunës së Gjilanit bëjnë të ditur se janë mbi 100 persona të cilët shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme pronën publike, megjithëse lista me emrat e uzurpatorëve është bërë publike.

Për më tepër, Komuna nuk ka plan se si do të procedojë për zgjidhjen e problemit që daton nga viti 1999. Drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Nevzad Rushiti, arsyetohet se nuk kanë vepruar ngase ende nuk e kanë një listë përfundimtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo me arsyetimet e Komunës nuk po pajtohen opozita dhe këshilltarët komunalë të pavarur. Fajësojnë pushtetin komunal se nuk është duke treguar seriozitet në raport me këtë çështje, gjersa është kërkuar që problemi të trajtohet edhe në Kuvendin Komunal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme