“Vajza e Çernobilit” në epiqendrën e skenës politike të Bjellorusisë

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Svetlana Tikhanovskaya, gruaja që u katapultua në skenën politike të Bjellorusisë për ta rrëzuar burrin që krejt bota e njeh si diktatori i fundit i Evropës, mund të jetë një sfiduese aksidentale, e cila u kandidua në zgjedhjet presidenciale të së dielës vetëm për shkak të arrestimit të bashkëshortit të saj aktivist opozitar, Sergei.

Por, fuqia dhe vendosmëria e saj që e shndërruan atë në një rivale të papritur opozitare, e cila ka refuzuar ta pranojë fitoren e Alexander Lukashenkos në votimet e përshkuara nga manipulimit, mund të burojnë që prej moshës 12-vjeçare, kur ajo shkoi për ta kaluar veten në një pjesë rurale të Irlandës.

Tikhanovskaya ishte njëra prej “fëmijëve të Çernobilit”, shëndeti i së cilës ishte goditur direkt apo indirekt nga ndikimi radioaktiv i katastrofës bërthamore të 1986-s në Ukrainën fqinje dhe të cilën familjet irlandeze e kishin mirëpritur.

“Vajza e vogël”

Henry Deane (72) dhe bashkëshortja e tij Marian fillimisht e shoqëruan Tikhanovskayan, të cilën ata e njihnin si Svyeta, në shtëpinë e tyre në Roscrea të Tipperary County, në mes të viteve 90.

“Dy fëmijë arritën atë vit. Svyeta ishte e moshës së ngjashme me vajzën time Mary dhe ato u përshtatën shumë mirë”, tha Deane. “Si fëmijë ajo ishte tejet e mençur, e njihte më mirë anglishten sesa të tjerët. Ajo shërbeu si përkthyese dhe një lloj zëdhënëseje për të tjerët”.

Megjithëkëtë, Deane tha se nuk mund ta merrte me mend trajektoren jetësore të “kësaj vajze të vogël”, siç e quan Lukashenko me përçmim.

“Disa nga fëmijët ishin qartazi të traumatizuar nga gjithë kjo punë, nga situata në ato fshatra të Bjellorusisë asokohe, jo vetëm për shkak të Çernobilit, por edhe të ekonomisë. Ishte shumë vështirë”, tha ai.

Kësisoj, Deane udhëtoi në Mikashevichi, fshatin e Tikhanovskayas, pasi u bë bashkëthemelues i një organizate bamirëse për Çernobilin. Mikashevichi ishte në veri të kufirit me Ukrainën dhe ishte goditur rëndë nga katastrofa.

“Asokohe, spitalet bjelloruse ishin të mbushura me fëmijë që përballeshin me çdo lloj problemi. Mësuesi i Svetlanas ishte përkthyesi ynë. Udhëtonim rregullisht në Bjellorusi, vizituam shkollën dhe kësisoj e njohëm atë dhe e morëm me vete”, tha Deane.

Në Roscrea, me 7 mijë banorë, fëmijëve iu kushtua vëmendje e madhe mjekësore, pasi që telashet me shikim dhe dëgjim ishin të rëndomta aty. E që ta kishin më të lehtë rimëkëmbjen, fëmijët shpesh nxirreshin në piknik, dërgoheshin në kinemanë e Tullamores dhe në qendra tregtare.

Image


Të ngjashme