Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt në Kuvendin e AAK-së

Prishtinë | 24 Maj 2026 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, është përlotur pas fjalimit të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, i cili gjatë kuvendit të këtij subjekti politik i hapi rrugë Ardian Gjinit për kreun e Aleancës, raporton Ekonomia Online..

Para të pranishmeve, Tahiri tha: “Na preku shumë, por edhe na bëri krenarë”.

Tahiri foli për Haradinajn dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës.

“Sot në këtë kuvend tonin nuk po flasim për një nominim të thjeshtë të kryetarit tonë të dashur Ramush Haradinaj. Sot po flasim për një histori sakrifice, për një përkushtim të pashoq dhe për një besim në subjektin politik pa kurrfarë kalkulimi të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në lirinë dhe në shtetin e Kosovës. Po flasim për rrugën e një partie që nuk është ndërtuar në interesat e ngushta e në kalkulime elektorale, por po flasim për një subjekt politik që ideal e ka pasur lirinë, e ka shtetin dhe dinjitetin kombëtar. Po flasim për Ramush Haradinajn që e ndërtoi një parti politike që ishte themel i shtetit dhe nuk ishte parti që kërkon pushtet. Ai ndërtoi një forcë politike, ai ndërtoi një forcë politike që në të gjitha etapat i mblodhi njerëzit më të mirë të këtij vendi për t’i shërbyer lirisë”, tha Tahiri.

Ai nominoi edhe zyrtarisht Ardian Gjinin për kryetar të AAK-së.

Të ngjashme