Në Malishevë ka nisur procesi i dizensektimit në zonat me rrezik të lartë nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), në kuadër të një projekti shumëvjeçar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e rrezikut nga kjo sëmundje.
Projekti financohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 971,100 euro për periudhën 2025-2028 dhe parasheh trajtimin e rreth 5,200 hektarëve çdo vit në zonat më të ekspozuara.
Sipas ministrisë, aktivitetet do të fokusohen në komunat endemike të Malishevë, Klinë, Rahovec, Suharekë dhe Drenas, me qëllim kontrollin dhe reduktimin e përhapjes së rriqrave bartëse të EHKK-së.
Gjatë realizimit të projektit do të përdoren preparate të aprovuara dhe metoda të sigurta, ndërsa aktivitetet po zhvillohen në koordinim me Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, komunat përkatëse dhe ekspertët e fushës.