Kurti shpalos programin, përmend edhe planifikime graduale për pagën e 14

Prishtinë | 24 Maj 2026 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar programin e tij në rast se qeverisë edhe në një mandat tjetër.

Ai ka thënë se në vitin 2026 pagën e 13 do ta rregullojnë me ligj për sektorin publik, por thotë se kjo do të bëhet edhe për sektorin privat.

Ai tha se në bashkërendim me punëtorët dhe bizneset do të planifikohet gradualisht edhe paga e 14.

“Nga viti 2026 do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13 për sektorin publik, por edhe për atë privat. Pas dialogut me sektorin privat synimi është që në bashkërendim me bizneset dhe punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14”, ka thënë ai.

Të ngjashme