Vajza e Kadri Veselit feston ditëlindjen të njejtën ditë me babain e saj

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, sot ka shënuar ditëlindjen e tij të 52-të.

Përveç këtij gëzimi, sot Veseli ka edhe një gëzim tjetër, pasi vajza e tij, Rita Veseli, sot mbush 8 vjeç. Me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, kryetari Veseli ka uruar që vajza e tij të jetë e lumtur gjithmonë bashkë me fëmijët e tjerë.

Postimi i plotë:

Faleminderit secilit për urimet për ditëlindjen. Jam shumë i nderuar. Por, kam edhe unë një urim, për vajzën time Rriten. Ajo sot mbush 8 vjet. Qoftë e lumtur gjithmonë, ajo dhe gjithë fëmijët e Kosovës.

Të ngjashme