Prizren, e shtunë, 5 qershor 2016. Unë, ecja me miqtë e mi, në këtë rrugë duke zbuluar bukuritë e qytetit. Papritmas u ktheva në të djathtë, në një rrugë të ngushtë, dhe nuk e di çka më dërgoi atje!
I pashë dy fëmijë duke luajtur në prag të një shtëpie të vjetër. Një vajzë dhe një djalë. Ajo më shikoi. Unë e fotografova. I thashë lamtumirë duke buzëqeshur dhe u largova, rrëfen Ivo Šilhavý.
Të nesërmen mora vesh se shtëpia fqinje u rrënua. Vajza që luante atje ndërroi jetë. Ajo quhej Xheneta.
“Unë, e kam fotografinë me të. Nuk e di çfarë më shtyu ta bëjë këtë fotografi, derisa nuk mund të bëja asgjë për atë çfarë ngjau më vonë. Vazhdova ta pyes vetveten, përse? Por, s’kishte përgjigje”.
“Atëherë ia dhashë këtë fotografi Arta Dobroshit. Arta e gjeti përgjigjen menjëherë. Ajo sugjeroi ta vendosim atë, në format të madh, para shtëpisë ku ngjau aksidenti, për ta nderuar Xhenetën”, thotë Ivo Šilhavý.
“Shprehe dashninë që je, n’çdo moment”, thotë Arta Dobroshi.
Prizren, e martë, 7 gusht 2018, në orën 12:30, bëhet inaugurimi i fotografisë para shtëpisë së Xhenetës, në rrugën “Marin Barleti”:
Ivo Šilhavý dhe Arta Dobroshi duan që ta nderojnë Xhenetën, që të na përkujtojnë se ne ecim përskaj fateve të njerëzve tjerë, për çdo ditë dhe kudo. Mirëpo, zakonisht kalojmë me sy të përcaktuar në vetvete…Kjo na përkujton se ne duhet të mbajmë sytë e hapur se ne duhet të kalojmë jetën tonë me mendje e zemra të hapura për njerëzit tjerë.
Klarinetisti nga Çekia Irvin Venyš do të jetë pjesë e ngjarjes ku do të këndojë këngën e Eric Claptonit “Tears in Heaven” ( “Lotët në Parajsë”) me vargjet njohura:
“Beyond the door there’s peace I’m sure,
And I know there’ll be no more tears in heaven”…
(“Jam i bindur se përtej derës është paqja,
Dhe e di se atje, në parajsë, nuk do të ketë më lot”)
Foto: Ivo Šilhavý | Kuratore: Arta Dobroshi