Pacolli: Përkrahja e Çekisë, tejet e rëndësishme për Kosovën

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 14:45 | Nga

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim të rregullt pune ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.

Në kuadër të këtij takimi, kryediplomati kosovar, Pacolli, dhe ambasadori çek, Šilhavý, diskutuan zhvillimet e gjithmbarshme politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtarë ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Ministri i Jashtëm Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme