Pritet aktakuzë për vdekjen tragjike të Xheneta Gashit

Prizren | 07 Qer 2017 | 20:50 | Nga

Një vit pas vdekjes tragjike të 4-vjeçares Xheneta Gashi, në qendrën historike në Prizren, askush nuk ka marrë përgjegjësi, raporton KTV.

Mirëpo, deri në fund të këtij muaji, do të ngrihet aktakuzë për njërin nga tre zyrtarët e komunës, ndaj të cilëve kanë vazhduar hetimet që një vit.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, duke mos dhënë detaje se cili zyrtar do të akuzohet.

Ndërkaq, Hajrulla Çeku, nga organizata joqeveritare “EC MA NDRYSHE”, ka thënë se Qendra Historike ka qenë në vazhdimësi duke u degraduar, tani është bërë edhe e rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Nën hetime, nga Prokuroria Themelore në Prizren, kanë qenë ish-drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, drejtori i Inspektoratit Komunal, Bedri Bytyqi, dhe Bedrija Ejupagiq, drejtor i Emergjencës.Të tre akuzohen se kanë pasur për detyrë, por nuk kanë marrë masa, për parandalimin e rrëzimit të shtëpisë, në të cilën pësoi Xheneta Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme