Vajza në Prishtinë rrahet nga babai dhe vëllai i saj, të dyshuarit lirohen – viktima dërgohet në strehimore

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë ka njoftuar policinë se babai dhe vëllai i saj kanë ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikike.

Sipas policisë, viktima me dëshirën e saj është dërguar në strehimore ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe kanë mohuar rastin..

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë, 31.08.2022 – 08:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se babai dhe vëllai saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima me dëshirën e saj është dërguar në strehimore ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe kanë mohuar rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit  janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme