Vajza përdhunohet dy herë brenda një nate nga sulmues të ndryshëm

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 13:31 | Nga

Një vajzë 15-vjeçare është përdhunuar dy herë brenda natës nga sulmues të ndryshëm. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në stacionin e trenit Witton në Angli midis orës 19:00 të së martës dhe 02:00 të së mërkurës.

Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte duke ecur në stacionin hekurudhor kur një burrë iu afrua dhe më pas e çoi në një zonë të izoluar të stacionit ku e përdhunoi.

Menjëherë pas sulmit vajza u largua nga zona dhe doli përpara një makine në rrugë për ti kërkuar ndihmë. Sapo 15-vjeçarja hyri në automjet u sulmua seksualisht për herë të dytë nga një burrë tjetër, raporton policia.

Vajza ka denoncuar ngjarjen në polici kur u kthye në shtëpi.

Autoritetet kanë konfiskuar të gjitha pamjet e CCTV për të identifikuar autorët të cilën dyshohen se janë aziatikë rreth moshës 20 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme