Vaksina e Oksfordit mund ta “ndryshojë lojën” në këtë situatë pandemike

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Njëri prej këshilltarëve të qeverisë britanike, Calum Semple, ka deklaruar se vaksina e Oksford-AstraZeneca mund ta “ndryshojë lojën” nëse miratohet nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë ditës së djeshme u raportua se vaksina e Oksfordit mund të aprovohet ditëve në vijim.

Eksperti i sëmundjeve respiratore, Semple, tha se kjo vaksinë mund të ruhet në temperatura më të përshtatshme se sa ajo e Pfizer-BioNTech, dhe për këtë arsye është më e lehtë të transportohet.

“Kjo vaksinë është shumë e rëndësishme sepse jo vetëm që gjeneron antitrupa që ju mbrojnë nga infektimi, por gjithashtu gjeneron këto ‘qeliza vrasëse gjuetare’ – qelizat T – që në të vërtetë merren me infeksionin”, tha ai për BBC Breakfast.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka miratuar vetëm një vaksinë, atë të Pfizer-BioNTech, e cila vlerësohet të jetë 95 për qind efektive.

Kjo vaksinë së fundmi u miratua edhe nga Komisioni Evropian, që hyri në përdorim të dielën nga vendet e Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme