Rënia e vdekshmërisë si pasojë e COVID-19 në Britaninë e Madhe vazhdon në sfondin e fushatës së vaksinimit që ka arritur në 53,4 milionë doza të administruara.
Kjo është e vërtetuar nga llogaritjet javore të institutit britanik të statistikave, ONS, sipas rasteve të regjistruara në Angli dhe Uells më 23 prill për moshën mbi 50 vjeç (tani më shumë se 90% të vaksinuar me një dozë të parë).
Llogaritjet treguan se vdekjet ishin 96% më të ulëta se kulmi i përhapjes maksimale të variantit agresiv anglez të virusit në janar, raporton ATSh.
Për më tepër, në dy muajt e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ndonjë shkak tjetër është kthyer nën mesataren shumëvjeçare.