Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se edhe të enjten ka vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 75 vjeçare, raporton Ekonomia Online.
Ai më tej ka bërë të ditur se po vaksinohen edhe profesionistë shëndetësor që vijnë kohë pas kohe.
Bardhi ka sqaruar se janë vaksinuar 3 072 të moshuar, përderisa në nivel vendi vaksinën e kanë marrë rreth 21 mijë persona.
“Po vazhdon vaksinimi i moshës 75 vjeçar e mbi të shoqëruar me sëmundje kronike, por gjithashtu edhe ata profesionistë shëndetësor që vijnë kohë pas kohe për tu vaksinuar”.
“Aktualisht nga data 8 prill deri më sot që kemi filluar kemi gjithsej 3 072 persona përderisa vetëm sot kemi 64 persona prej tyre 47 të sëmur kronike, 12 të moshuar mbi moshën 80 vjeçare dhe 6 profesionistë shëndetësor”.
“Nëse i referohemi të dhënave nga data 29 mars e deri më sot atëherë ne kemi rreth 5 600 persona të vaksinuar kurse në nivel vendi jemi diku te 21 mijë dozave”.