Vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit, punëtorët socialë e pacientët në dializë

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 08:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Procesi i vaksinimit kundër Covid-19 të mërkurën ka vazhduar me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të tilla: Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu, do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.

Përderisa në sallën “1 Tetori” mediet nuk janë lejuar brenda për të marr pamje, pasi siç kanë thënë ata orari për medie është nga ora 12:00

Vaksinimi ka filluar ditë më parë, ku fillimisht janë vaksinuar personeli shëndetësor, pastaj po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga 80 vjeç.

Të ngjashme