Vala e të nxehtit në ShBA bën që pacientëve t’u ulet temperatura me qese akulli

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Një valë e pandërprerë e të nxehtit vazhdon të jetë në pjesën më të madhe të SHBA-së jugore.

Kështu më shumë 90 milionë amerikanë janë duke u këshilluar se si të veprojnë këto ditë me temperaturat e larta.

Në Phoenix, temperaturat arritën në 43 gradë celsius për të 19-tën ditë radhazi, duke thyer rekordin e mëparshëm të qytetit.

Zyrtarët thanë se spitalet po përdornin qese trupore të mbushura me akull për të ulur temperaturën trupore te disa pacientë.

Temperaturat do të jenë jashtëzakonisht të larta në të gjithë SHBA gjatë gjithë javës.

Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka deklaruar se këto ditë janë thyer rekorde të temperaturës në shumë shtete dhe qytete amerikane, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme