Telekomi i Kosovës, Vala, lansoi sot platformën online, e cila mundëson blerjen e këngëve përmes telefonave të mençur, një platformë e cila vendos Telekomin e Kosovës në avangardë të komunikimit teknologjik.
Lansimi i kësaj platforme erdhi në një moment kur Telekomi i Kosovës, Vala, vetëm brenda një muaji ka lansuar produkte të jashtëzakonshme, të cilat nuk ekzistonin më parë dhe janë të rralla edhe në rajon. Orët e mençura Vala Kids, orë të cilat iu mundësojnë prindërve t’i dinë fëmijët ku i kanë çdo moment, Platforma Bujku, e cila është një bursë agroinsutriale, e cila do të përfshijë çdo lloj informacioni për këtë biznes, shkëmbim mes bujqve dhe tregtarëve dhe synon tregun 7 milionë, ishin dy produkte që u lansuan para platformës së blerjes së muzikës online.
Mundësia e blerjes së muzikës online u mundësua pasi sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me shoqatën për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës – APIK. Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet që pas një periudhe 25 vjeçare, më në fund te rregullohet çështja e të Drejtës së Autorit dhe e piraterisë në Kosovë. Tanimë, po hapet një kapitull i ri në historinë e muzikës përmes platformës Premier, e krijuar nga kompania me të njëjtin emër, ku do të mundësohet blerja e këngëve online me telefon të mençur.
Në bashkëpunim me kompaninë VALA blerjet e këngëve fillimisht do të bëhen përmes SMS-ve, për të vazhduar më vonë me mundësitë tjera si përmes kartelave bankare e kuponëve të Premier.
Z. Florent Boshnjaku, drejtor i APIK-ut, z. Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i VALA-së, z. Rrahman Llalloshi, drejtor i kompanisë Premier si dhe z. Hamdi Hoxha, zv. Drejtor nga Administrata Tatimore e Kosovës mbajtën nga një fjalë rasti për të pranishmit.
“Vala do të vazhdojë të jetë inovatore e të gjitha risive dhe mundësive të reja jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin duke përkrahur çdo shtresë dhe kategori të shoqërisë sonë, përfshirë artistët dhe këngëtarët dhe jo vetëm”, theksoi Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa
Që të gjithë potencuan nevojën e kahmotshme për një platformë të tillë, e cila përveç kontributit në sistemimin e taksës së krijuesit, zhdukjes së piratërisë e funksionimit të së drejtës autoriale, do të jetë nxitës në rritjen e produksionit muzikor, avancimin dhe lehtësimin e punës së artistëve të njohur dhe promovimin e krijuesve të rinj.
Një prezantim vizuel të funksionimit të kësaj platforme e bëri Milot Llalloshi krijues i këtij aplikacioni në bashkëpunim me kompaninë holandeze “Sprigs”. Përveç prezantimit se si funksionon aplikacioni Premier, përfaqësuesit e kompanisë “Sprigs” treguan mbi sistemin e sigurisë që do ta ketë Premier. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të mediave, krijues e artistë. Që të gjithë potencuan nevojën e kamotshme për një platformë të tillë,. e cila përveç kontributit në sistemimin e taksës së krijuesit, zhdukjes së piratërisë e funksionimit të së drejtës autoriale, do të jetë nxitës në rritjen e produksionit muzikor, avancimin dhe lehtësimin e punës së artistëve të njohur dhe promovimin e krijuesve të rinj.