Vala Omicron në Shqipëri rrit deri në 30 përqind rastet brenda një jave

Prishtinë | 09 Jan 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Vala e Omicron rrit nga 20 deri në 30 përqind rastet me COVID-19 brenda një jave në Shqipëri.

Të dhënat bëhen të ditur nga eksperti i shëndetit publik në Londër, mjeku shqiptar Laidon Shapo.

“Kemi parë një rritje të lartë të rasteve kohët e fundit. Që në momentin që u sekuencua varianti i ri Omicron dhe faktikisht rastet janë shtuar në mënyrë eksponenciale. Ajo që po shikojmë është që kjo valë e lartë rritet me 20-30 përqind nga java në javë dhe është trefish e valës së janarit të vitit të kaluar ku mbizotëronte Delta”.

Por në Britani, vala Omicron ka sjellë 50 përqind më pak shtrime në spital dhe vdekshmëri.

“Pozitivja në të gjithë këtë është që ka një rënie të ndjeshme të numrit të të shtruarve në spitale. 50 përqind më pak se ajo e një viti më parë dhe shumë më pak vdekshmëri”.

Personat e shtruar në spital kanë klinikë të ngjashme me deltën dhe prekje të mushkërisë.

“Është një klinikë të lehtë në të mesme. Personat e prekur, në 60 përqind të rasteve kanë vajtur në spital personat e pavaksinuar. Në 90 përqind të rasteve janë personat e vaksinuar me 1 ose 2 doza vaksine. Personat që po shtrohen në spital kanë një klinikë të ngjashme me Deltën”.

Britania e ka arritur imunitetin e tufës me mbi 92 përqind të popullsisë të vaksinuar me një dozë, dhe mbi 80 % me të dyja dozat.

Ndërsa vijon vaksinimin edhe me dozën e tretë booster.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme