Valon Berisha: Ndeshja me Maltën, si një finale për Kosovën

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Valon Berisha e sheh ndeshjen mes Maltës dhe Kosovës si një finale.

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve në Ligën D, në grupin 3, në udhëtim te Malta.

Për Kosovën që synon vendin e parë, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme para se të pres në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Azerbajxhanit.

Pas stërvitjes së sotme, mesfushori Valon Berisha ka thënë se Kosova synon fitore ndaj Maltës, por ka kërkuar edhe përkushtimin e bashkëlojtarëve.

“Synojmë fitore, por ndeshja e parë do të jetë më e vështirë sepse luajmë jashtë, gjithmonë jashtë kemi pasur më shumë problem. Mendoj se asaj ndeshje duhet t’i përkushtohemi shumë sepse është shumë më e rëndësishme sesa kur luajmë në shtëpi, pasi këtu me tifozë, me atmosferën është më lehtë ta motivosh vetën. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jashtë, e cila është si një finale për ne”, ka deklaruar Berisha, përcjell ‘lajmi.net’.

Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës luhet ditën e shtune me fillim nga ora 18:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme