Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, me skuadrën austriake Salzburg, ku edhe angazhohej që nga viti 2012, sezonin që përfundoi, sidomos në garat e UEFA-s, kishte paraqitje fantastike, duke qenë protagonisti kryesor i Salzburg.
Ai ishte ndër më meritorët që skuadra austriake avancoi deri në gjysmëfinale të Europa League dhe drejt fitimit të titullit në Bundesligën e Austrisë.
Më këtë formë dhe paraqitje, Berisha tërhoqi vëmendjen e disa skuadrave evropiane, ku më në fund duket se aventura e tij do të vazhdoj diku tjetër.
Kampionati italian Serie A, mund të jetë sipas gjitha gjasave atje ku do të kuaj Berisha, derisa interesim për 25-vjeçarin ka nga Sampdoria dhe Lazio po ashtu.
Mirëpo, sipas një gazetari italian, thuhet se Sampdoria po e synon me ngulm blerjen e Berishës gjatë kësaj vere, në mënyrë që reprezentuesi i Kosovës ta zë vendin e Dennis Praet, i cili pritet të transferohet te Napoli.
Gjithë këtë situatë, është duke e përcjell edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili në fakt qysh më herët e kishte shprehur interesimin e tij për Valon Berishën, madje edhe në fazën çerekfinale të Europa League, kur pikërisht Berisha me Salzburg, e eliminuan skuadrën e Lazios nga gara.