Ekonomia Online
FUNDIT

Valon Murati bashkëbisedom me personat me nevoja të veçanta nga diaspora

Valon Murati bashkëbisedom me personat me nevoja të veçanta nga diaspora

Në kuadër të “Ditëve të diasporës”, ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me drejtorin ekzekutiv të HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, morën pjesë në debatin e organizuar me personat me nevoja të veçanta nga diaspora dhe Kosova. Gjatë këtij bashkëbisedimi, u shpërfaqën shumë përvoja interesante nga të dyja anët dhe, njëkohësisht, u trajtua mundësia e rritjes së bashkëpunimit […]

Në kuadër të “Ditëve të diasporës”, ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me drejtorin ekzekutiv të HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, morën pjesë në debatin e organizuar me personat me nevoja të veçanta nga diaspora dhe Kosova.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, u shpërfaqën shumë përvoja interesante nga të dyja anët dhe, njëkohësisht, u trajtua mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet HANDIKOS-it dhe personave me nevoja të veçanta nga Kosova, si dhe atyre nga diaspora.

Në përgjithësi u vlerësua ndihma që ofrohet nga diaspora për personat me nevoja të veçanta dhe u trajtuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, të shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të lidhjeve me institucione ndërkombëtare dhe me ato të shteteve ku jeton diaspora jonë.

Edhe në këtë debat u shpalosënsuksesete njerëzve tanë nga diaspora, të cilët kanë depërtuar me sukses edhe në sferat shoqërore që merren me personat me nevoja të veçanta dhe kështu kanë shtruar edhe rrugën e depërtimit në sferën publike dhe politike.

Të ngjashme