Syla: Daut Haradinaj është kandidat serioz, do t’iu marrë vota të gjitha partive

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Në debatin zgjedhor në T7, ku po diskutohet për garën në Prishtinë, opinionistët po komentojnë kandidatët një nga një.

Opinionisti Valon Syla u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje dita ditës po bie sipas sondazheve, dhe një gjë është e sigurt se do të ketë balotazh.

Ai këtë mendim e mbështeti edhe në fushatën e Daut Haradinaj, ku sipas tij Haradinaj ka befasuar me fushatën e deritanishme me çasjen e tij në terren. Sipas Sylës, Daut Haradinaj ka një listë për asamble për t’u respektuar, dhe se sigurtë se do të jetë befasi në këto zgjedhje lokale.

“Daut Haradinaj është kandidat serioz, ka mundësi që do t’iu marrë vota të gjitha partive”, u shpreh Syla.

Të ngjashme