Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se Real Madrid vazhdon të jetë në garë për titull të La Ligas
Real Madrid ka humbur mbrëmë ndaj Espanyol në udhëtim 1:0, për të mbetur 14 pikë mbrapa Barcelonës që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pavarësisht kësaj, trajneri i skuadrës katalonase, Ernesto Valverde nuk e përjashton nga gara për titull.
“A e përjashtoni Realin në garë për titull? Unë nuk e përjashtoi asnjë skuadër, përderisa matematika e thotë të kundërtën”, tha Valverde gjatë konferencës për media.
Barcelona nesër do të luajë ndaj Las Palmas në udhëtim, në kuadër të xhiros së 26 të La Ligas.